Profili i kompanisë

Euroterm Solar është një pjesë e Grupit Euroterm. Grupi filloi biznesin nga viti 1986, si një kompani inxhinierike në fushën e sistemeve diellore, sistemeve me ngrohje qendrore dhe me ajër të kondicionuar.

Në kërkim për të ardhmen, kemi gjetur se aftësitë dhe përvoja të tilla mund të vihen në prodhimin efikas të produkteve të reja në tregun e energjisë së rinovueshme. Ne përdorim përvojën tonë të gjatë për zhvillimin e produkteve tona që plotësojnë më mirë nevojat e klientëve tanë. Me teknologjinë më të re dhe me fuqinë tonë të inovacionit dhe ekspertizës diellore, ne prodhojmë dhe shesim produkte të cilat ndjekin standardet më të larta të prodhimit industrial të kolektorëve diellore termike.

 

Pse Euroterm Solar?

  • Produkte me cilësi të lartë me vlerë shumë të pranueshme për paratë.
  • Produkte të klasës më të mirë me garanci 10 vjet.
  • Përputhje me të gjitha standardet ndërkombëtare.
  • Angazhimi për të ofruar produktet ekologjikisht miqësore.
  • Zgjidhje të projektuar të specializuara për ndërtuesit, organizatat dhe projektet të industrisë.
  • Produkte që janë prodhuar në vend dhe me cilësi të testuar.

Euroterm Solar ofron sisteme të shkëlqyeshme diellore duke siguruar performancë më të mirë nga shumë teste krahasuese dhe zhvillime. Produktet kanë certifikatë Keymark Solar dhe janë të testuar dhe vërtetuar nga laboratorët e njohur si Instituti SPF dhe organet çertifikues si DIN CERTCO. Euroterm Solar është një prodhues i besueshëm i kolektorëve diellor, si edhe për kompanitë OEM që kërkojnë përfshirjen e zgjidhjeve më të mira diellore termike në gamën e tyre të produkteve me markë e tyre, ose duke përdorur vetëm absorbues për kolektorët e tyre.

 

Misioni ynë

Misioni ynë është thjesht të ofrojmë kolektorë diellore termike të cilësisë të lartë në përputhje me çmimet më të mirë, të besueshëm dhe në kohë të përmbushim të gjitha obligimet ndaj klientëve tanë.

Nga fakti që Euroterm Solar është prodhuesi i parë i kolektorëve diellore me pllaka të plotë të ngjitur tejzanor në rajon, që sigurojnë një motiv shtesë, misioni ynë do të jetë në zhvillim të vazhdueshëm, me objektivin e arritjes së produkteve superiore me karakteristika të njohura, si dhe me çmim të favorshëm për klientët tonë.

 

Vizioni ynë

Kolektorët diellor të cilësisë së lartë me çmime të përballueshëm për të gjithë, duke ndihmuar energjisë diellore të arrij përparim në çdo familje. Euroterm Solar si kompani e orientuar për risi dhe cilësi, vazhdimisht zhvillon teknologji prodhimi.

 

Filozofia e Biznesit

"Ne bëjmë cilësinë"

Cilësia është një modul i rëndësishëm për kënaqësinë e lartë të konsumatorëve. Menaxhimi i cilësisë është përfshirë në menaxhimin e lartë dhe është një tregues për përmirësime të vazhdueshme. Sistemi i menaxhimit të cilësisë është i çertifikuar sipas ISO 9001:2008.

 

Loading...

 Close

Click to enlarge